Berisha: Dërguan për ndjekje penale Belind Këlliçin, në një kohë kur ai ishte në SHBA
Dhuna policore ndaj protestuesve të opozitës është denoncuar ashpër nga kreu demokrat, Berisha..
Ai gjatë një konference për shtyp në selinë e demokratëve tha se policia, “dërgoi për ndjekje penale Belind Këlliçin, në një kohë kur ai ishte në SHBA duke drekuar me një kandidat për në Kongresin amerikan”.
Berisha: Zonja dhe zotërinj, reagimet e narkoqeveritarëve të tmerruar, e kreut të organizatës kriminale, Edi Rama, dhe zëdhënësve të tij, dëshmojnë qartë se atyre u ka hyrë thellë lepuri në bark.
Se ata po e kuptojnë që kohërat i kanë të numëruara.
Edi Rama përsëriti sot në mëngjes thirrjet e dajkos së tij, xhelat Koleka, i cili me 11 dhjetor të vitit 1990, bënte thirrje t’i futen tanket studentëve, sepse ata janë, përdori atë fjalë, që unë nuk dua ta them këtu, por shqiptar e di sepse Edi Rama e mban në gojë nga mëngjesi gjer në darkë.
Edi Rama pra, sot në mëngjes, përdori fjalorin e dajos së tij xhelat kundër protestuesve.
Një popull të tërë e quajti me ato fjalë për të cilat jam i sigurt se shqiptarët do i japin ndëshkimin e merituar.
Sot, narkopolicia me urdhër të Edi Ramës, njoftoi se ka dërguar për ndjekje penale Flamur Nokën, Ervin Minarollin, Klevis Balliun, të cilin gjithashtu e kanë keqtrajtuar dje, janë përpjekur ta asfiksojnë me gaz në fytyrë, kanë dërguar Belind Këlliçin, i cili në kohën kur zhvillohej protesta, po drekonte me një kandidat për në Kongresin e SHBA, një shqiptaro-amerikan në Miçigan.
Kuptojeni pra, se çfarë mashtruesish ordinerë të neveritshëm janë. Të turpshëm.
Por këtë e kishin të parapërgatitur.
Ata nuk morën asnjë informacion, vetëm këta duhen të dërgohen për ndjekje penale.
Belindi ka nxitur dhunën dje, në një kohë ai po drekonte në Miçigan me një kandidat për në Kongresin e SHBA nga komuniteti shqiptaro-amerikan.
KOHA JONË SONDAZH

