Berisha dhe Meta ankimim në KAS: Të hiqet logoja e partive ngjitur me emrin e kandidatit në fletën e votimit

Pasi fshehën emrin e Ilir Metës, tashmë koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkojnë që në fletën e votimit të mos jetë as logoja e partive përbri emrit të kandidatëve. Në ankimimin e bërë ditën e sotme në KAS, përfaqësuesit e koalicionit të Berishës dhe Metës sjellim tre arsye për këtë kërkesë.

“Së pari jemi përpara zgjedhjeve të pushtetit vendor, ku qytetarët shqiptar do të zgjedhin kryetarin e tyre të bashkisë respective dhe jo kryetarin e ndonjë partie politike.

Së dyti, nuk jemi përpara zgjedhjeve të përgjithshme ku kandidatët identifikohen kryesisht me partinë apo koalicionin që i ka propozuar me listë shumë emërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së treti, praktika e KQZ për zgjedhjet e kaluara për fletën e votimit për kandidatët për kryetar Bashkie ka qenë e tillë që nuk ka pasur logo partie apo koalicioni”, thuhet në dokument.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?