Berisha dhe Tahiri përplasen për Shkëlzenin e Argitën

 

Ish kryeministri Berisha dhe ministri Saimir Tahiri përplasjen me njërin tjetrin në lidhje me luftën kundër krimit dhe kultivimit të kanabisit.

Debate në kuvend kur po diskutohet marrëveshja me qeverinë amerikane për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit.

Berisha: Këtu është bërë e zakonshme që ministrat në pozicion rrugac shajnë nga mbrapa kur deptuetët flasin. Të ka dënuar gjykata për shpifje me detyrimin për të paguar 1 milionë lekë në 21. 12. 2012. Para se të flasim këtu shko paguaj paratë si gënjeshtar, shpifës je, shpifës i gjetur nga dy gjykata, edhe apelit.

Tahiri : Më dënoi Gjin Gjoni.  Unë do e paguaj gjobën edhe atëherë kur shteti vepron si bandë dhe nën kërcënimin tend.  Por mos politizoni liftën kundër krimit.

Ne dallohemi: Pse nuk çon para drejtësisë djalin tënd për Gërdecin dhe vajzën tënde  Pse nuk u thirr në prokurori. Pse i mbrojte politikisht djalin e vajzën. Ja Ristani bëri dënimin e vet dhe tani rri urtë. Nuk do kaloj asnjë ditë pa ju thënë disa të vërteta për ato gjëra. Pse nuk çon para drejtësisë ish ministrin financave, dhe pasi të jepni llogari para drejtësisë do rrini urtë. Siç bëra unë, u paraqita në gjyq .. edhe kur më akuzoi djali dhe vajza jote. Unë  u dënova, ndërsa ti nuk i çove para drejtësisë. Kur ishe kryeministër më shumë dilte në tv djali e vajza jote. Por para se të vini këtu shkoni të jepni llogari para drejtësisë

Berisha: Nuk je vetëm përdorues droge por shtyllë e krimit. Nuk je vetëm biri i kontrabandistit dhe kontrabanistes që blinin ilaçe kontrabandë nga ita;ias dhe ua shisnin sa frëngu pulën. Je element i inkriminuar me Shullazin, mburravec frikacak.  Fëmijët e mi s’kanë përfituar qoftë një qindarkë nga marrëdhëniet me sektorin publik.

Për djalin tim i kam kryer hetimet të gjitha Ina Rama. Faksi për të cilin ti flet nuk është i vërtetë, u falsifikua.  Po gjetët qoftë dhe një qindarkë të parregullt ja ku i keni dhe të vendosen para ligjit por s’ka sepse janë standardet e Berishës ato

Berisha:” Njerëzit e qeverise vranë Ibrahim Bashen “-  Njerëzit e tu vranë Ibrahim Bashën. Alikot bënë fushatë për PS-së. Alikot lëviznin të lirë në Gjirokastër dhe në Tiranë

SHKARKO APP