Berisha: Dhunuan publikisht në mes të rrugës Metën! I morën mandatin Salianjit dhe Belerit

Sali Berisha mbajti sot një fjalim në tryezën e zhvilluar për vlerësimin e Reformës në Drejtësi. Berisha tha se qeveria ka “amnistuar krimin”. Ai iu referua arrestimit të Ilir Metës, Ervin Salianiit dhe Fredi Belerit. “Sjellje identike me Zajedin e Tunizisë. Por Zajedi, në dallim me Zajedin e Tiranës, asnjërin prej tyre nuk e dhunoi publikisht në mes të rrugës siç veproi Lukashenko i Tiranës me Ilir Metën. Apo siç vepruan me marrje mandatesh të Fredi Belerit dhe Ervin Salianjit“, tha kreu i PD lidhur me drejtësinë në Shqipëri.