Berisha: Do marrim pjesë në zgjedhje në të 6 bashkitë. Kandidatët do t’i përcaktojnë qytetarët

Në fjalën e tij para mbështetësve në Mirditë, ish kryeministri Sali Berisha konfirmoi edhe një herë se do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore në të 6 bashkitë e vendit.

Berisha tha se kandidatët do të përcaktohen nga qytetarët dhe jo më nga ai po kryesia e partisë.

Kemi vendour të marrim pjesë në zgjedhje për 6 bashkitë. Do caktojë vota e lirë kandidatët jo më Sali Berisha, do i caktojë qytetari. Do bëhen zgjedhje në struktura, do jeni ju që do i caktoni”, tha Berisha.

SHKARKO APP