FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Do mbrojë kauzat e protestës

“Do e mbroj deri në fund kauzën e protestës, nuk impresionohem nga opozita e opozitës”.

“Sikur të përdorni të gjithë Bajrët, Çelët apo Troplinët, nuk do e mposhtni kurrë këtë lëvizje”, tha kryetari i Partisë Demokratike gjatë një fjalimi në sallën e Kuvendit.

Berisha deklaroi: ” Tani, lidhur me ato që tha parafolësi, e garantoj çdo shqiptar se ajo protestë është protesta më madhështore që ka njohur Shqipëria dhe se demokratët janë të ftuar të marrin pjesë masivisht në këtë protestë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe se kurrë klithma, thirrje të opozitës së opozitës apo grupuskulave të Xhorxh Sorosit, nuk mund të impresionojnë mua dhe nuk mundet kurrë të më devijojnë të mbroj kauzat që besoj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj dhe unë do ta mbroj gjer në fund kauzën e asaj protestë.

E mbroj çdo ditë, do ta mbroj në Shqipëri dhe në arenën ndërkombëtare dhe nuk ka forcë në botë që më tërheq mua nga parimet e mia.

U siguroj që çdo përpjekje e juaj për manipulime, çdo përpjekje e juaj për kërcënime, sikur të gjithë Bajrët, Çelët, Troplinët do t’i përdorni, nuk do ta mposhtni kurrë dot atë lëvizje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?