Berisha: Drejtoresha e Ramës që vodhi 500 mijë euro u dënua me 1 vit, kurse pastruesja me 7 vite burg
Nga dritarja e banesës, Sali Berisha e cilësoi qeverisjen e Ramës një alarm për çdo shqiptar në këtë vend. Berisha tha se ish-drejtoresha e Edi Ramës që vodhi gjysmë milionë euro të qytetarëve, Alda Klosi u dënua me një vit, ndërsa pastruesja që ia ruante, Rozeta Dobi u dënua me 7 vite.
”Ky regjim është alarm për çdo shqiptar. Është alarm për mbarë qytetarët e këtij vendi. E morët vesh ju sot, pastruesja, e cila në shkelje të ligjeve, kishte në ruajtje në shtëpinë e saj gjysmë milionë euro të vjedhura të drejtoreshës së Edi Ramës, dënohet me 7 vite.
Drejtoresha që kishte vjedhur paratë tuaja, paratë e qytetarëve, ajo që u akuzua se vodhi drejtoreshën, u dënua 7 vjet, kjo që vodhi gjysmë milionë euro të qytetarëve, u dënua një vit.
A ka fytyrë më të shëmtuar të drejtësisë së re se sa kjo sot. A mund të vazhdohet? Asnjë ditë. Qytetarët presin fitoren e betejës pa kthim. Presin fitoren e mosbindjes civile”, tha Berisha.