Berisha e denoncoi si të arrestuar në Itali. Artan Hoxha: Oficeri është në stadium (Foto)

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha me anë të një statusi në Facebook ka replikuar sërish në distancë me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ndërsa përplasjet dhe akuzat si “vrasës” e “hjekës” janë ende të freskëta mes të dyve, gazetari thotë se ka zgjedhur të flasë për shkakun e vetëm se shefi të cilit Berisha i publikoi emrin, Adrian Licaj si i arrestuar në Itali për trafikun e 5 ton marijuana, ndodhet në stadiumin e Vlorës në këto momente.

“Dora vet Adrian Licaj, efektiv i komisariatit te Vlores, ne krye te detyres duke siguruar ndeshjen e radhes te superliges shqiptare”,- shkruan gazetari teksa poston edhe foton e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak më parë ish-kryeministri Berisha, në një reagim në rrjetin social “Facebook” tha se është arrestuar ish-shefi i antidrogës në Vlorë, i cili aktualisht mban postin e komandantit të patrullës në Vlorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të paktën deri në këtë moment nuk e paskan arrestuar në Itali se qënka në detyrë, për më tutje nuk e vë dorën në zjarr, c’sjell ora nuk sjell moti…”, ironizon Hoxha më tej.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?