Berisha e krahason veten me rikthimin e Sharl de Gol!

Berisha nuk heq dorë nga ideja se mbetet një Sharl De Gol francez!

Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët, ku u pyet për qëndrimin e tij në politikë për një kohë të gjatë dhe faktin që opozita është kthyer në disa fraksione kryetarësh. Berisha theksoi se ndryshe nga Partia Socialisten, në PD votohet.

Berisha tha se rikthimi në politikë është një fenomen i rrallë, por fenomen fatbardhë ku përmendi edhe raste të rikthimeve të ndryshme në botë.

“Në qoftë se ju konstatoni, akti i parë i rithemelimit është çlirimi i Partisë Demokratike nga Partia e kryetarit. Mori fund kryetarokracia dhe u ngrit në piedestal vota e anëtarëve. Ke Partinë tjetër në pushtet nuk voton kurrë më. Kurse të flasësh për atë tjetrit, është njësoj si të thuash Fraksioni Balla. Nuk po vuajmë ende ato pasoja. Edi Rama nuk do të ishte kurrë në pushtet nëse do të kishim në pushtet. Nuk është përgjegjësi e Sali Berishës ngritja në lartësinë e kohës të individëve për të konceptuar rikthimet. Rikthimet janë fenomen shumë i rrallë por fenomen fatbardhë. Ata kanë provuar për vendet dhe kombe hove të reja pozitive. A mund të imagjinoni ju Francën po të mos kthehej Sharl de Goli. A mund të imagjinoni ju se do të kishit në dorë këtë mrekulli të njerëzimit (ngre tabletin) nëse nuk do të rikthehej. Shqipëria, ka një opozitë të vërtetë. Kjo është gjë e madhe për kombin”, theksoi Berisha.

SHKARKO APP