Berisha e paraqet si Sekretare Përgjithshme të Vatrës, Shoqata: E dënuar nga Gjykata e Lartë e Nju Jorkut, nuk na përfaqëson më

Shtëpia e Sali Berisha po vizitohet nga mbështetës të tij të shumtë, që në pamundësi për ta takuar atë në selinë e Partisë Demokratike, i drejtohen vendit ku Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha njoftoi përmes një statusi në rrjetet sociale se ish-kryeministrin e ka vizituar edhe sekretarja e përgjithshme e shoqatës Vatra, Nazo Veliu dhe Presidenti i Nderit të kësaj Federate, Agim Rexhaj.

Pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar shoqata Vatra e cila bën të ditur se Nazo Veliu nuk është më sekretare e përgjithshme e shoqatës, madje Gjykata e Lartë në Nju Jork e ka dënuar atë t’i rrijë larg selisë së shoqatës.

“Sqarojmë opinionin publik dhe mediat e interesuara, se znj. Nazo Veliu jo vetëm që nuk është më Sekretare e Federatës ‘Vatra’, por prej një viti ajo është përjashtuar unanimisht nga Vatra, për shkelje të vazhdueshme të kanunores dhe ligjeve të SHBA-ve dhe aktualisht ndodhet në proces penal në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, përmes të cilës znj. Nazo Veliu së bashku me disa individë të tjerë jo anëtarë të ‘Vatrës’ ju është ndaluar pjesëmarrja e përfaqësimi, për të cilat gjykata ka marrë vendim që të jenë të përjashtuar nga të gjitha aktivitetet, funksionet dhe në të njëjtën kohë të qëndrojnë larg selisë të ‘Vatrës’ në Bronx, Neë York”, thuhet në reagimin e Vatrës.

SHKARKO APP