Berisha: Edvin Hajduti larg duart nga Kavaja!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish me informacionet sipas të cilave, Spitali i qytetit të Kavajës do të shndërrohet në karantinë për të prekurit e mundshëm nga Koronavirusi.

Sipas ish kryeministrit, është krim që kjo gjë të bëhet në një zonë të populluar.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

“Edvin Hajduti larg duart nga Kavaja!

Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia nuk i ndahen Kavajes. Ne vend se te krijojne ne baza ushtarake zonen e Karantines per te infektuarit ne koronavirusi dhe te trajtimit te tyre, duan te vendosin ate ne nje nga zonat me te populluara te vendit. Krim!

Lexoni denoncimin e mjekut dixhital. sb

Doktor, ne nje mbledhje te thirrur pasditen e sotme nga kryetari monist i Kavajes Redjan Krali me te gjithe drejtoret ka patur debate te forta me drejtorin e spitalit Perparim Daiu ne lidhje me shpalljen e spitalit tone Karantine.

Pasi Daiu e ka kundershtuar kategorikisht dhe pas nje deklarate te tijen sot ne Klan se Kavaja nuk do te behej Karantine per Koronavirusin, Redjan Krali i ka kerkuar llogari se ne emer te kujt fliste ai dhe duke e share e ofenduar e i ka thene se je i shkarkuar nga detyra dhe mos te shoh më neser ne pune!

Doktor, kjo pune nuk zgjidhet me shkarkim drejtorash por me anullimin e menjehershem te urdherit tinzar nga ministria per shpalljen e spitalit tone Karantine.
Keta nuk njohin kufij kur partia u jep urdhra! Kryetari i Bashkisë i ka thene Po tha shef Edi karantine do behet karantine spitali dhe pike”.

Kujtojmë se, pak minuta më parë, drejtori i spitalit të Kavajës Përparim Spahiu ka dhënë dorëheqjen…

SHKARKO APP