Berisha: Edvin Mafia zhgërryhet në luksin e vilës, invalidët mbeten pa ilaçe dhe kafshatën e gojës

Invalidët janë ajo kategori e popullsisë që po e pret më me trishtim dhe më me indinjatë, festën e Vitit të Ri, pasi qeveria nuk ua ka dhënë pensionin këtë muaj. Përveç varfërisë, invalidët duhet të vuajnë edhe mungesën e ilaçeve.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar kreun e qeverisë për luksin në të cilin “zhgërryhet” në një kohë kur mijëra njerëz kanë mbetur pa ilaçe dhe pa bukë. Berisha shkruan dhe përcjell komentet e ardhura nga populli: “Nuk u jep pensionet dhe ndihmën ekonomike! Ata mbeten pa ilaçe dhe kafshatën e gojës! Kreu i mafies së drogës, Edvin Mafia, për vete zhgërryhet në luksin e vilës 57 m të gjatë të ndërtuar kur kishte të deklaruara vetëm 2900 euro dhe 200000 lekë në ILDKP. Lexoni denoncimet e invalidëve dixhitalë.”

“Përshëndetje.

Doja të ndaja me ju një problem jetik në njësinë administrative 4. Lekët për personat me aftësi të kufizuar invalidët, të verbrit etj nuk kanë marrë lekët që i takojnë. Sot ishte një kaos . Njerëzit e dëshpëruar që qanin se nuk kishin lekë për fëmijët e tyre. Ju lutem pasqyrojeni këtë lajm dhe dërgoni gazetarët tuaj në Allias tek Posta nesër. Është dita e fundit të vitit dhe invalidët po e kalojnë Vitin e Ri në mjerim dhe pa lekë ndërsa vet kalon festat në luksin e sarajeve të Surrelit, që i ka ndërtuar me paratë tona.

Përshëndetje zoti Berisha.

Sot “lali Eri” nuk na i dha lekët neve invalidët që marrim ndihmen ekonomike 33 mijë lekë. Ky është një skandal i madh. Mos e gëzoftë Vitin e Ri.

Përshëndetje doktor Berisha.

Si ka mundësi në bashkinë e Mirditës, që pensioni i invaliditetit nuk merret akoma! Të lutem, a di ndonjë arsye?

Z. Berisha.

Jemi mbi 500 invalidë që nuk kemi marrë KEMP-et ke otp bank. Nuk dimë ku të ankohemi, jemi të sëmurë me ilaçe dhe pa Vit të Ri si gjithë të tjerët. Na kanë braktisur, ministrja e Shëndetësisë nuk e rrun fare për ne. Respekte

SHKARKO APP