Berisha: Ergys Agasi po kërcënon prokurorët! Vrasja në aeroport ishte e organizuar prej tij

Sali Berisha ka lëshuar akuza të rënda ndaj qeverisë Rama. Ai thotë se Ergys Agasi po kërcënon prokurorët dhe se vrasja në aeroport ishte e organizuar prej tij. I pyetur nga gazetarët për qëndrimin e PD-së lidhur me pjesëmarrjen në Komisionet e Posaçme parlamentare, Berisha tha se sot çdo veprim politik është i paralizuar për shkak të asaj që ai e cilësoi si “grusht shteti” në mbrojtje të zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe kryeministrit Rama.

”Sot çdo qytetar shqiptar ka vetëm një rend dite: Lubi Balluku dhe pas saj Edi Rama para gjyqit. Ka një çështje në rendin e ditës të çdo shqiptari dhe kjo është grushti i shtetit kundër shtetit, i kryer nga Edi Rama për të mbrojtur veten e tij nga vjedhjet e tmerrshme.

A e dini ju se Agasi është organizatori i kërcënimit të prokurorëve? Aeroporti është sheshi i pushtetit, është sheshi më i mbrojtur i vendit. Aty mund të ekzekutojë vetëm policia. Askush tjetër nuk çmendet të marrë guximin të kryejë atë vrasje. Ajo ishte vrasje e organizuar nga Ergys Agasi. Mekanizmi i kërcënimit me jetë është mekanizmi që përdor Edi Rama nëpërmjet Ergys Agasit”,-tha Berisha për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?