Berisha: Europa është e vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira
Sali Berisha thotë se Europa është e vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira.
”Nuk ka ndodhur kurrë në historinë 34-vjeçare që këto institucione të kenë në axhendën e tyre Shqipërinë, problematikat e saj madhore, zgjedhjet e dhunuara sistematikisht, krimin e organizuar që ka kapur majën e shtetit, terrorin politik dhe shtypjen e opozitës.
U them shqiptarëve me bindjen më të thellë, Europa është e vendosur t’i japë atë që meriton të gjithë atyre që kërkojnë t’i privojnë shqiptarët nga e drejta e votës së lirë dhe tentojnë t’u kontrollojnë atyre vullnetin dhe ky është një ogur i bardhë shumë për çdo shqiptar”,-tha kreu i PD-së.
Sipas Berishës, dje në seancën kushtuar Shqipërisë pati debate të gjera, pati debate aktive, në të cilat u denoncuan dhe u shpreh shqetësimi i madh para së gjithash për zgjedhjet. ‘
‘Në Bruksel u denoncua me zë të lartë shkelja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese si një gjë e pakonceptueshme, si një gjë e cila nënkupton asgjësimin e shtetit ligjor. Në qoftë se vendimet e gjykatës më madhore të vendit nuk zbatohen, kjo në njëfarë mënyre përbën një grusht shteti, ku padrinoja e Shqipërisë ka marrë të gjitha pushtetet”, u shpreh Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

