Berisha falënderon presidentin slloven: Goditi nën brez përpjekjet e Vuçiç për krijimin e Serbisë së Madhe

Ish-Kryeministri Berisha ka falënderuar Presidentin e Sllovenisë Pahor për reagimin e tij ndaj, siç tha ai, “përpjekjeve të Presidentit serb Vuçiç për krjimin e Serbisë së Madhe dhe për urdhrin që Vuçiç u dha argatëve të tij në Prishtinë përmes të cilëve po e paraqet si ide shqiptare dhe jo serbe idenë e krjimit të Serbisë së Madhe.

Ja postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Faleminderit shume presidenti Pahor!

Swiss Digital Desktop Reklama

Te dashur miq, mediat njoftojne se Presidenti i Republikes se Sllovenise, Borut Pahor, nje mik i vertet i shqiptareve, i dha ne Forumin Nderkombetar Alpbach nje goditje nen brez perpjekjeve te presidentit Aleksander Vuçiç per krijimin e Serbise se Madhe per urdherin qe ai i dha publikisht ne Forum argateve te tij ne Prishtine, me te cilet ai po paraqet prej muajve si shqiptare dhe jo serbe idene e krijimit te Serbise se Madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me kete rast le ti shprehim ne mirenjohen tone te thelle ketij miku te shquar te kombit tone dhe vendit te tij mik per qendrimet e tyre ne mbrojtje te interesave te drejta te shqiptareve ne Kosove, mbeshtejen e tyre te çmuar per Shqiperine ne rrugen e integrimit.

Ketu me poshte keni te plote raportimin ne media te qendrimit te Presidenti Pahor ne Forumin nderkombetar Alpbach. sb

“Takimi në Austri, Vuçiç-Thaçit: Mos trego….. dhe reagimi i Presidentit slloven…

Një moment skandaloz u ka ikur nga Konferenca “Perspektiva të reja për zgjerimin e BE-së” në Forumin Evropian në Alpbach, ku presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u takua me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Në konferencën për media në fund të këtij forumi, Thaçi e pranoi haptas se është në favor të korrigjimit të kufirit me Serbinë. Ndërsa në këtë moment, Vuçiç i drejtohet Thaçit: Mos trego asgjë, shkruan “Bota sot”.

E deklarata skandaloze e Thaçit e ka vënë në siklet edhe presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, i cili duket i skuqur dhe nervoz nga deklarata skandaloze e presidenti të Kosovës.

E këtë video e ka komentuar edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili e ka shpërndarë në faqen e tij në facebook.

“Vuqiqi i ngazëllyer, sikur të fitonte loto, i jep urdhër edhe çka mos të folë Hashimi i cili eshtë i strukur, i frigesuar, dhe i dorëzuar . Pahori i i deshpruar ,i çuditur me Hashimin besa edhe me neve, i cili pazarin me mijera kilometra katror e bën me lehtë se ne pazarin gjithçka 1 euro”, ka shkruar Avdyli në shensimin e tij.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?