Berisha flet me shallin e Rugovës në qafë: Zgjodhi rrugën paqësore për të mundur një regjim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shfaqur me shallin e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë një takimi. Berisha gjatë fjalës që mbajti tha se Rugova në vlerësimin e tij është një gjeni shqiptar në politikën evropiane dhe në politikën botërore. Ai shtoi gjithashtu se Rugova nuk ishte vetëm një lider vizionar, por sipas tij, ishte i vetmi politikan që sa ç’ishte lider, aq ishte edhe misionar.

Pjesë nga fjala e Berishës

I dashur Adnan, i dashur Avni, të dashur Genc, Edit, miqtë e mi këtu, ndjehem i emocionuar, por edhe pafundësisht mirënjohës ndaj njeriut që nuk iu nda presidentit Ibrahim Rugova në çdo moment të jetës së tij, ndaj njeriut që e ndoqi atë në çdo hap të jetës së tij, Adnan Merovcit. Të dashur miq, Ibrahim Rugova është, në vlerësimin tim, një gjeni shqiptar në politikën evropiane dhe në politikën botërore.

Është një gjeni i papërsëritshëm. Pasardhës i një familje atdhetare. Intelektual i klasit të parë. Ai angazhohet në çështjen e kombit dhe vendit të tij. Në mënyrë gjeniale, ai zgjedh një rrugë krejtësisht të huaj për shqiptarët. Të huaj për shumicën e kombeve të botës. Zgjedh rrugën paqësore për të mundur një pushtim. Kombete, ndaj pushtimeve, kanë pasur ose nënshtrim, ose përballje me armë. Ibrahim Rugova nuk zgjodhi as të parën dhe as të dytën, por zgjodhi qëndresën paqësore, me të cilën ai shtyu muret e kohës. Me të cilën ai në mënyrë më mahnitëse, ta quajmë mrekullia Rugova, ai arriti që një projekt, të cilin përveç atij, përveç shqiptarëve, nuk mbaj mend një të dytë që ta përkrahte, që ta mbështeste, t’i lëmë folkloret, pavarësinë e Kosovës nuk e mbishteste njeri, përveç atij.

Imagjinoni për një moment të luftosh i vetëm dhe të gjithë kundër. Por përsëri, ai në këmbë. Pse në këmbë? Sepse kishte bërë një zgjedhje gjeniale, kishte bërë zgjedhjen paqësore. Dhe unë do t’u them këtu në vitin 1992, si president, takoj në Stamboll, Kostandin Micotaqis, i cili kishte treguar shumë simpati për forcat demokratike në Syqipëri, por meqenëse Ballkani po riformatohej me luftëra, ai kishte një qëndrim më të ndryshëm ndaj Millosheviçit se sa të tjerët.

Dhe i them në Stamboll, unë them që ti të takosh Ibrahim Rugovën. Pse ta takoj, më tha. Ta takosh se ai përfaqëson 2 milionë shqiptarë dhe ti po gjete ndonjë tjetër, që i përfaqëson ata, mos i tako. Por ama, gjersa interesohesh për zhvillimet, edhe ata duhet të kenë zërin e tyre dhe të dëgjohen. Ndejti, nuk tha as po, as jo. Pastaj i them, po ai është paqësor, vërtet projektin nuk e pëlqen, por qëndrimin e tij nuk mund ta hedhësh poshtë. Ke të drejtë, më tha. Dhe është kryeministri i parë që ka pritur presidentin Rugova. E thirri dhe e takoi në Selanik. Gjatë luftës, Tirana u soll keq me presidentin Rugova.

Beogradi ishte e kuptueshme. Në vjeshtë të vitit 1992 ose vjeshta, në Tiranë vjen Sajruz Venz dhe Lordi Ouen dhe më kërkojnë që t’i mbush mendjen Rugovës që të marrë pjesë në zgjedhjet që zhvillohen në Kosovë. U them unë, unë nuk ia kërkoj një gjë të tillë presidentit Rugova. Dhe ata menjëherë, siç kishin paragjykimin, pse më thanë nuk e kërkon. Nuk e kërkoj, se edhe po t’i thotë ai qytetarëve të Kosovës, ata nuk marrin pjesë në zgjedhje. Rezultati është se nuk do kemi një lider si ai që të bisedojmë. Çfarë leverdie ka komuniteti ndërkombëtar që të zhvlerësojë një figurë si ai?

Si përfundim ata nuk u bindën, por në fund u them, a t’u jap një sugjerim, pse nuk shkoni në Prishtinë ta takoni vetë Rugovën, ai është një njeri pacifist, është një njeri intelektual. Mirë, më thanë. Dhe ata shkuan, Millosheviçi u bëri një rreng, ata u tronditën shumë. Ajo që kishte mbetur në mendjen e tyre ishte takimi me Rugovën. Ishin mahnitur nga takimi me presidentin Rugovën. U kthyen dhe më thanë se kishe pasur shumë të drejtë dhe më shpjeguan edhe egërsinë që kishin përjetuar nga bandat e Millosheviçit. Rugova nuk ishte vetëm një lider vizionar, por ishte i vetmi politikan që sa ç’ishte lider, aq ishte edhe misionar.

SHKARKO APP