FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha flet për protesta: PD të përgatitet për një betejë “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën

Nga ”Foltorja” me demokratët në Berat, ish-kryeministri Sali Berisha tha se PD-ja duhet që të përgatitet për një betejë ”dhëmbë për dhëmbë” kundër kryeministrin Edi Rama.  Teksa paralajmëroi protesta masive me qëllim largimin e kryeministrit Ed Rama dhe rikthimin e PD në të gjitha parimet e saj demokratike, Berisha nënvizoi edhe se opozita dështoi në çdo nismë që ndërmori në 8 vite.

“Ne kemi tetë vite në vendnumëro dhe prapa ktheu. Kjo ndodh se Edi Rama për arsye anti-shqiptare, në një kohë që Evropa krijonte nismën e Berlinit, ky bashkohej me Novisadin, që do të thotë hegjemoni serbe në rajon. Opozita dështoi në çdo nismë që ndërmori në 8 vite. Ndodhen me një opozitë, që u tha shqiptarëve se do të mbrojë votën dhe s’e mbrojti atë. Dramë e madhe ishte 25 prilli për shqiptarët.

Nuk është vonë të mbrosh për atë që beson. Jam midis jush, me qëllimin kryesor që të ringrejmë së bashku PD, në idealet dhe fuqinë e saj. Ti rikthejmë asaj votën, besimin te vetja. Ta përgatisim atë në një betejë dhëmbë për dhëmbë me Edi Ramën. Atyre që i dhunohet vota, ata kanë protestën dhe vetëm protestën, ndaj jam dhe këtu te ju me besim të plotë, te çdo demokrat, që të përgatiten për protesta që Shqipëria kurrë nuk i ka parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk meritojmë ne të jemi votëshkelur, vullnet vjedhur, ne do të bëhemi qytetar të lirë. Tani për tani, Edi Rama ka marrë peng Bashën, i cili pasi u zgjodh, harroi çdo interes tuaj, e ka kap një frikë dhe tmerr nga ju, nuk takon asnjeri prej jush”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?