Berisha flet për Teatrin: Pushteti ka një armiqësi 20 vjeçare me artistët
Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot i ftuar në emisionin “Java” në RTSH, ku bisedën e tij e ka nisur me një kritike për televizionin publik duke thënë se mban anë për qeverinë dhe nuk është treguar i drejtë me opozitën.
Ndërsa më pas foli për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe deklaroi se pushteti ka një armiqësi 20 vjeçare me artistët, prandaj kërkon t’u prish tempullin.
Pjesë nga intervista
Çfarë po ndodh me Teatrin?
Unë po u them me sinqeritet se në 28 vite në Parlament, dita kur kaloi ligji për Teatrin ishte dita më e shëmtuar. Po e them me sinqeritetin më të madh. Është një beteje 7 mujore nga artistët që janë ata që krijojnë për kombin. Por përballja me pushtetin është e turpshme pasi ky pushtet është mjeran. Artisët janë njerëzit e lirë, por si mund të përdoret fuqia e ekzekutivit ndajnë grupi që nuk ke tjetër, për tempullin e tyre, tempull që është një simbol kombëtar. Nuk mund të harrojmë se skena e Teatrit është skena më eprorja mbi të gjitha. Si ka mundësi që për këtë çështje të veprohet me urgjencë kombëtare. A ka mëndej në Shqipëri që mund të më thotë mua se ka urgjencë, përveç armiqësisë së Ramës me artistët që ka 20 vite që po ndodh. Është një rrafshim i historisë, unë po të isha në qeveri do merrja konstruktorët më mirë për të vendosur për atë ndërtesë.
Ishit ju doktor?
Unë nuk kam qenë kurrë për të shembur Teatrin.
Ju keni qenë për një ndërtesë tjetër për Piramidën?
Ajo është një ndërtesë për tu shembur dhe sot, është bërë për të fuqizuar faraonin shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

