Berisha Foltore me demokratët në Sukth: Sot tentojnë të bëjnë ligjin për të mbrojtur grabitjet
Sali Berisha ka zhvilluar këtë mbrëmje një takim me qytetarët në Sukth, ku kritikoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se ka zhytur në varfëri shqiptarët. Nga ana tjetër, kreu i demokratëve tha se zv.kryeministrja Belinda Balluku u kap me vjedhje dhe sot po tentojnë të bëjnë ligjin për të mbrojtur grabitjet.
“Rrogat, pensionet ndihma ekonominë janë rritur shumë më pak se çmimet. Çmimet në Shqipëri, çmimi i ushqimeve bazë është 17 % më i lartë se mesatarja e vendeve të BE. Kjo ka sjellë zhytjen në varfëri të shqiptarëve. Dhe kjo sjell faktin e trishtë “ik bir se këtu nuk ushqehemi dot. Kjo qeveri ka vjedhur pasuritë tuaja. Taksat që ju paguani në çdo gotë uji që pini.
Vetëm Porti i Durrësit ka një vlerë prej rreth 4 mln euro me truall e të gjitha, por këtë si Porti prej pesë vitesh e kanë Troplinët, portin e Peshkatarëve e mori Luca, një trafikant që ndiqej nga 5 shtete për trafik bashkë me një Dorjan Beu. Ndërtohen vila, parasja për ata dhe konton bankare fryhen dhe qytetarët marrin rrugët Zëvendëskryeministrja është kapur në flagrancë nisi me 50 të tunelit të Llogarasë. Këta guxojnë si askund në botë, në vend të paraqiten para drejtësisë”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

