Berisha foltore me demokratët në Tiranë: Protestat tona janë bërë zëri i Shqipërisë në botë

Sali Berisha zhvilloi një takim me qytetarë dhe simpatizantë në Degën 5 në Tirana, në kuadër të turit “Foltorja”, ku u ndal te roli i protestave të opozitës. Ai i cilësoi protestat si një zë të rëndësishëm të Shqipërisë brenda dhe jashtë vendit, duke theksuar se angazhimi i opozitës ka qenë vendimtar për të frenuar, sipas tij, forcimin e pushtetit të Edi Rama.

“Jemi në prag të një proteste jashtëzakonisht të rëndësishme. Jemi të lodhur, po, por këto protesta u bënë zëri i Shqipërisë në mbarë kombin dhe në mbarë botën”, u shpreh ai. “Në qoftë se ne nuk do kishim qëndruar, sot nuk do ishim opozitë. Pushteti absolut i Edi Ramës do të mbillte terror në të katër anët e vendit”, deklaroi ai.

Berisha përmendi gjithashtu rastet kur gjatë qeverisjes së tij është hequr imuniteti për ministra, përfshirë Ilir Meta dhe Lulzim Basha, duke theksuar se drejtësia duhet të veprojë pavarësisht kostos politike. Në përfundim, ai vlerësoi mbështetësit e opozitës si faktor kyç në mbrojtjen e dinjitetit politik dhe qytetar në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?