Berisha: Gurra fiton zgjedhjet e KMSH, ja çfarë fshihet në qimet e mjekrës së Imamit

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, zgjedhjet për kryetarin e KMSH do i fitojë imami Ylli Gurra. Ai shprehet se në qimet e mjekrës së Imamit fshihet “Taulant Bamirs Mond Bega”.

”Fiton Imami i narkoshtetit! Hei xhemat! Mos harroni se ndonjehere ne qimet e mjekres se imamit fshihet ai qe qofte trete, pra vet shejtani. Fjale e urte huaj. Per analogji. Ne qimet e mjekres se Imam Ylli Gurres fshihet vet Taulant Bamirs Mond Bega! Rrofte kryeimami i narkoshtetit! Gezuar, gëzuar! Tani edhe imamin e kemi te sojit tonë”, shkruan Berisha në facebook.

Kujtojmë që zgjedhjet për kreun e KMSH mbahen sot, ndërsa në garë janë Ylli Gurra, myfti i Tiranës, Islam Hoxha, kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH; Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së dhe Gramos Blliku, myfti i Lushnjës. Një ditë para zgjedhjeve u tërhoq papritur nga gara kryetari aktual, Skënder Bruçaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?