Berisha: Hahn, përgjegjës sa Rama për moshapjen e negociatave

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emsionin “Tempora” në Ora News, është shprehur ndër të tjera se, pas kryeministrit Edi Rama, edhe komisioneri për zgjerim Johannes Hahn ka përgjegjësi për moshapjen e negociatave.

Sipas tij, nuk mund të shkruhet një raport për 4 vite radhë pa asnjë kusht.

“Nëse ka njeri përgjegjës mbi tokë për këtë dramë, se kjo është dramë. Më është kujtuar  shumë herë këto ditë shprehja e Dante Aligerit “Nuk ka dhimbje më të madhe të kujtosh kohërat e mira në zi|/ të kujtrosh etapat që bëmë në priocesin e integrimit dhe tani murit me kokë. Komisioneri Hahn, pas Edi Ramës edhe ai ka një përgjegjësi. Të shkruajë 4 vite radhë raportin pa asnjë kusht, pa asnjë kusht, pa asnjë kusht.”, u shpreh Berisha.

SHKARKO APP