Berisha i ankohet Këshillit të Diasporës: Gjyqe politike ndaj opozitës, qeveri teknike për garantimin e votës

Sali Berisha priti këtë të premte Këshillin Koordinues të Diasporës, delegacion i drejtuar nga Mark Gjonaj. Për të Diaspora duhet të ketë fjalën e saj kundër instalimit të një diktature në Shqipëri, nëpërmjet votës së saj të lirë. Ai iu ankua Këshillit për gjendjen politike, ku qeveria sulmon dhe arreston liderët e opozitës, teksa theksoi rëndësinë e qeverisë teknike për të shkuar në zgjedhjet e 11 majit 2025.

”Këshilli u informua mbi represionin dhe gjyqet politike ndaj përfaqësuesve të opozitës të cilët e kanë renditur Shqipërinë në nivelin e autokracive si Tunizia apo Bjellorusia.

Një grusht shteti ky ndaj opozitës, i cili i shërben interesave kriminale të bandave ndërkombëtare të drogës, por dhe korrupsionit transnacional të lidhur me rrjetet e fondacionit Soros.

Në këtë drejtim, diaspora duhet të vijojë të luajë një rol aktiv në mbrojtjen dhe promovimin e standardeve më të larta demokratike e qeverisëse perëndimore, por dhe në mbrojtje të interesit kombëtar duke garantuar sovranitetin e plotë të shtetit të Kosovës”,-tha Berisha.

SHKARKO APP