Berisha i bashkohet protestës para Kryeministrisë, qytetarët tregojnë se çfarë kërkojnë
Sali Berisha ka dalë nga selia blu për tu drejtuar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” për të çelur protestën e 3-të për këtë vit. Kreu i PD-së shoqërohet nga besnikët e tij, Flamur Noka e Luçiano Boçi dhe nga militantët. Nga qytete të ndryshme të Shqipërisë kanë ardhur qytetarët për të protestuar përpara Kryeministrisë kundër qeverisë së Edi Ramës. Ata kanë ardhur nga bashkia Vau i Dejës, Kukësi, Vlora dhe i bëjnë thirrje të gjithëve t’i bashkohen protestës.
”Kam ardhur nga bashkia Vau i Dejës. Për të protestuar për keqqeverisjen e Edi Ramës, narkoshtetin, vjedhjen e zgjedhjeve dhe pushtetin falso që ka ndërtuar Edi Rama. Edhe nata e gjatë ka dritë”,-thotë një protestues
Kurse një tjetër, u shpreh se ”Kam ardhur nga Kukësi. Presim të largojmë Edi Ramën për Ballukun e ligjet që ka bërë për të mbrojtur veten e vet. Ngrihuni në protestë,I madh I vogël. Mos rrini në shtëpi. Të rrëzojmë Edi Ramën, të ngrihet një qeveri tranzitore”.
”Kam ardhur nga Vlora. Qytetarët duhet të protestojnë për të drejtën e tyre. Kjo qeveri po shkon sa Enver Hoxha në pushtet. Rrugët i prishen, për të vjedhur vjedh. Të gjithë duhet të dalin në protestë për të mirën e fëmijëve të tyre”,-tha një tjetër qytetar.
KOHA JONË SONDAZH

