Berisha i del në krah Nokës: Zonja nuk u përjashtua, por zgjodhi median
Kreu i PD-së Sali Berisha, ka reaguar pas debatit në mbledhjen e kryesisë në Kamëz, duke i dalë në mbrojtje Flamur Nokës. Sipas Berishës, gruaja e cila debatoi me Nokën, nuk është larguar nga partia.
“Ajo zonja që foli me Flamur Nokën, nuk është larguar nga partia dhe askush nuk mund të largojë absolutisht asnjë anëtar. Zonja nuk mund të largohet, nuk mund të përjashtohet nga partia asnjë njeri për mendimet e tij. Zonja e ka rrugën të hapur për ankesën ndaj padrejtësisë që mund të pretendojë se i është bërë.
Në vend të kësaj, ajo zgjodhi mediat, por në dijeni time, në raportimet që janë bërë, ajo nuk është përjashtuar nga partia. Nuk ka asnjë vendim të asnjë forumi. Tani ne jemi Parti Demokratike, e mendimit të lirë, secili. Po. Ti mendon se, unë duhet të largohem apo tjetri duhet të largohet. Normal. Por kur vjen puna ama se mendimin tënd do e shprehësh me votë dhe do të krijojë ty mundësi të plotë që të shprehësh me votë mendimin tënd”, tha Berisha.
Mbledhja e kryesinë e zgjeruar të degës së PD në Kamëz-Paskuqan ku ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka dhe deputetja Albana Vokshi është shoqëruar me debate pak ditë më parë, pasi njëra prej anëtareve të Kryesisë i ka kërkuar përgjigje numrit dy të partisë se pse primaret nuk janë zbatuar siç parashikon statuti ai dhe ka shprehur shqetësim për anashkalimin e bazës në vendimmarrje.
KOHA JONË SONDAZH

