Berisha: I drejtohem popullit që të mblidhemi ditën e hënë, ora 16.00, në Bulevardin kryesor kundër qeverisë

Sot ish-kryeministri Berisha, pasi votoi si anëtar i PD-së në qendrën e votimit përballë ambasadës amerikane në Tiranë, tha se sot “lulzimbrava” e mbyll karrierën si kryetar i PD-së pas votës së anëtarsisë demokrate”.

Me tej Berisha tha se Amerika ka si shtyllë kurrizore votën e lirë, ndaj dhe ne si PD këtë po respektojmë, pikërisht votën e lirë.

Në lidhje me datën 20 dhjetor, pra ditën e hënë, kur Berisha ka njoftuar protestën e madhe kombëtare të popullit shqiptar kundër kryeministrit Rama, kundër varfërisë si dhe kundër vizitës së Presidentit serb Vuçiç; kjo protestë do të fillojë pikërisht nga zyrat e selisë blu. Me pas nga selia blu, tha Berisha, do të nisemi drejt kryeministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ora 16.00 duhet të jetë ora kur demokratët dhe gjithë opozita shqiptare do të mblidhet te selia blu në PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protesta do të jetë para zyrës së kryeministrit Rama në Bulevard.

Mësohet se Policia e Shtetit për protestën e ditës së hënë do të mobilizojë 9 mijë punonjës dhe efektivë të Policisë së Shtetit. Po kështu edhe forcat e ushtrisë do jenë në gadishmeri për çdo të papritur nga protesta e ditës së hënë.

Berisha ka deklaruar se me protesta do ta detyrojë kryeministrin Rama që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në pranverën e vitit 2022 dhe që të rimarrin pushtetin me krejt opozitën.

Lulzim Basha deri tani ka treguar se nuk e sjellë dot PD-në në pushtet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?