Berisha i hoqi drejtimin e Korçës për zgjedhjet, Edmond Spaho analizon rezultatet që ka arritur që nga 2003

Dje në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, u caktuan 12 drejtuesit politikë në 12 qarqet për zgjedhjet parlamentare në 2025. Sali Berisha e hoqi nga drejtimi i qarkut të Korçës, deputeti Edmond Spaho ka reaguar në një postim në Facebook. Sapo thotë se nën kryesimin e tij, janë fituar çdo zgjedhje në Korçë, duke përmbushur çdo detyrë. Në mbledhjen e Kryesisë ditën e djeshme, Spaho nuk e fshehu pakënaqësinë e tij për këtë vendim që më parë e mori nga mediat, ku u zëvendësua nga Ivi Kaso.

Reagimi i plotë

-Në 2003 drejtova fushatën për Bashkinë Korçë dhe fituam.

-Në 2005 fitova si deputet në mazhoritar në zonën elektorale që më caktuan.

-Në 2007 në zgjedhjet vendore të zonës sime elektorale fituam 3 nga 4 komunat që mbuloja

-Në 2009 në zgjedhjet e përgjithshme fituam 6 nga 6 komunat që mbuloja

-Në 2011 në zgjedhjet vendore fituam 5 nga 6 komunat që mbuloja

-Në 2013 në zgjedhjet e përgjithshme humbëm. Nga 32000 vota me pak që mori PD në qarkun Korçë në krahasim me PS, vetëm 1800 vota ishin të zonës sime elektorale. PD fitoi vetëm një njësi administrative në tërë qarkun e Korçës dhe ajo ishte në zonën time elektorale, Pusteci me 470 vota plus.

-Në vitin 2021 rikthehem në Korçë dhe PD vendosi objektivin që të mirrnim 5 mandate deputeti. Morëm 5 mandate dhe rreth 51 mijë vota. Korça ishte një nga 3 qarqet në gjithë Shqipërinë që realizoi objektivin e vënë nga PD. Nëse LSI do ishte pjese e koalicionit rezultati do ishte 6-5 për opozitën.

-Në 2023 në zgjedhjet vendore nuk vlen të diskutojmë. Të gjithë ne që drejtuam nëpër Shqipëri, me ndonjë përjashtim, humbëm për arsyet që dihen.

SHKARKO APP