Berisha i kërkoi Lapajt të flisje në Foltore? Lela: Po nxit skenare dhune me policinë
Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Afred Lela ka zbuluar se i ka dërguar një mesazh Adriatik Lapajt, pasi Sali Berisha i kishte thënë se ai e kishte derën të hapur për të folur në Foltoren para Kryeministrisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lela e akuzoi Lapajn se po kërkon të bëhet protagonist, duke krijuar e nxitur skenare dhune me policinë, si të porositura nga PD.
Nga ana tjetër Lapaj është përgjigjur se nuk e ka parë mesazhin e dërguar nga Lela, që ai të fliste në Foltoren e PD-së. Kujtojmë se pak minuta më parë pati një përplasje mes protestuesve të Lapajt dhe Policisë, pasi në vendin ku ata po protestonin do të zhvillohen edhe Foltorja e PD-së.
Postimi i Alfred Lelës
Adriatik, mos e qelb edhe ti, si aleati-armik Enxiu Shabani! Bullshit! Adriatik Lapajt i kam shkruar sot paradite ‘të më telefonojë kur të ketë mundësi’. T’ua tregojë mesazhet mbështetësve të tij, para se t’i ndërsejë për t’ia faturuar Berishës dhe PD dhunën e Policisë. I shkrova, jo për mall, por se kisha porosi nga Sali Berisha që, po të donte, e kishte derën hapur të fliste në Foltoren tonë. Nuk më mori dhe as më shkroi. Tani me duket se e kuptoj psenë.
Kërkon një akt martirizimi dhe heroizimi. Me kete rast sakaton edhe të vërtetën. I lutem të mos bëhet si ‘vëllami politik’ i 11 majit, Enxiu Shabani.
Sidoqoftë, më vjen keq për forcën policore të përdorur në dy raste ndaj mbështetësve të tij. Eshtë qesharake të mos lejosh protesta para një institucioni, kur para Shtëpisë së Bardhë ka, çdo ditë të Zotit, disa protesta, ndonjëra edhe e përhershme. Askush nuk i shtyn dhe as pengon. Që të ndërtosh skenarë me dhune të porositur nga opozita kryesore, është lojë bërrylash për protagonizëm, jo opozitarizëm. Gjithashtu, gjë e pashije…
KOHA JONË SONDAZH

