Berisha i kthehet Ramës: Ndalimi dhe refuzimi i ndihmave jo monetare absurd!

Ish-kryeministri Sali Berisha thekson se ndalimi dhe refuzimi i ndihmave jo monetare, është një vendim absurd i ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama.

“Miq, qindra dhe mijra individe dhe familje te demtuara nga termeti kane humbur te gjithe investimin e jetes se tyre, kane humbur çdo gje. Ata kane nevoje per gjithçka. Pikerisht per kete arsye nje ndjenje e fuqishme solidariteti dhe bujarie ndaj tyre ka shperthyer ne mbare kombin shqiptar por edhe miqte tane kudo ne bote per te mbledhur ndihma monetare por edhe ne ushqime, veshje, shtroje e çdo gje tjeter qe ndihmon dhe lehteson gjendjen e te mbijetuarve nga termeti. Keta qindra mijra qytetare shqiptare e te huaj meritojne nderimin me te madh dhe mirenjohjen me te thelle per aktin e tyre fisnik dhe bujar.

Por ata papritmas dhe ne vend te nje mirenjohje dhe falenderimi marrin nje Jo te thate absurde, cinike nga kreu i meduzes e madje karvanet e tyre sipas mediave jane kthyer mbrapsht. Pranojme vetem kontribute financiare, deklaron me papergjegjesi te plote Edvin Kristaq Rama. Ky eshte nje akt sa çnjerezor dhe zuzar qe shenon nje shtetezim sipas mentalitetit ateror totalitar te te demtuarve nga termeti ne nje kohe kur asnjeri prej tyre gjer sot nuk e ka autorizuar ate per te refuzuar ndihmat bujare te mbledhura per ta.

Eshte çnjerezor gjithashtu sepse fyen ndjenjat fisnike te qindra mijra burrave dhe grave qe duan te ndjane, te lehtesojne sadopak dhimbjen e skamjes brutale te menjehershme qe ju krijoi atyre goditja shkaterruese nga termeti.

Sigurisht shperndarja e ndihmave duhet te jete transparente dhe te organizohet mire, por per shkak se kjo nuk mund te behet apo se ndihmat vidhen nga narkozyrtaret e Edvinit kjo nuk do te thote qe ato te ndalohen. Shperndarja e tyre mund ti besohet Kryqit te Kuq, Gjysem Henes te Kuqe, Karitasit dhe organizatave te tjera me eksperience te çmuar ne kete fushe.

Duke denuar me ashpersi vendimin cinik por edhe te turpshem e te pacipe te shpallur nga kreu i Meduzes qe perdor fatkeqesine e madhe kombetare per manipulime te neveritshme mediatike dhe gjendjen e jashtzakonshme per vendime cinike, kerkoj anullimin e menjehershem te ketij vendimi dhe pranimin me mirenjoje te pakufishme te ndihmave per qytetaret e demtuar nga termeti”, shprehet Berisha.

SHKARKO APP