Berisha i kthehet Ramës: Nuk mbulohet tradhtia kombëtare me vargje të Kuranit
Ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas një statusi të Edi Ramës i cili ka publikuar sure nga Kurani.
Në statusin e tij në Facebook, Berisha thotë se Rama nuk mund ta mbulojë tradhtinë kombëtare që i bëri Haradinajt me padinë për shpifje duke publikuar vargje nga Kurani.
Ai e paralelizon këtë gjë me terroristët, për të cilët thotë se janë vrarë me Kuran në gji duke menduar se mund t’i mbrojnë krimet e tyre monstruoze.
Postimi i Sali Berishës
Nuk mbulohet tradhtia kombetare me sure dhe vargje te Kuranit o kryetradhetar i kombit.
Miq, sot per te mbuluar aktin e larte te tradhetise kombetare thiken e tmerrshme qe i futi pas shpine Kosoves dhe kombit ka perdhosur edhe Kuranin duke vendosur ne Facebook vargjet e tij! sb
“O ju qe keni besuar nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u ka sjell një lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e godisni ndokënd pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë”, shkruhet në këto fjalë të zgjedhura.
ps: Edhe terroristet qe kryejne krime monstruoze kur jane vrare jane gjetur me Kurane ne gji duke menduar se mund ti mbroje nga krimet e tyre.