Berisha i pandehur nga SPAK, Murati tregon për ndikimin në zgjedhje

Erl Murati duke komentuar marrjen si të pandehur të Sali Berishës nga ana e SPAK, tha se s’ka pse të shqetësohet askush pse një ish-kryeministër po shkon në Gjykatë. Për të protesta e parë që bëhet para godinës së SPAK-ut nuk bëhet për të kërkuar që të bëhet më shumë kundër korrupsionit, por bëhet për të kërkuar llogari pse i ngritët akuzë një ish-kryeministri.

“Njerëzit janë të gatshëm të presin se çfarë do të thotë Gjykata. Nga sondazhet nuk kemi parë perceptimin që Berisha po goditet politikisht. Mendoj se fati personal i Berishës duhet të ndahet nga ai i opozitës. Nëse nga shqiptarët mund të perceptohet se Berisha është i burgosur politik, kjo mund të ndikojë dhe të rrisë mbështetjen elektorale për PD-në. Në të kundërt, pra nëse provohet akuza për korrupsion, atëherë do të ketë një ndikim negativ në elektorat”, tha Murati.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?