Berisha i uron Metës datëlindjen: Rama çonte Agasin që t’i shponte shishet e ujit

Sali Berisha nuk harroi të urojë Ilir Meta për 57-vjetorin e datëlindjes. Duke e cilësuar Metën të burgosur politik, gjatë konferencës për shyp, Berisha akuzoi Ramën se ka urdhëruar intimidimin e kreut të PL-së në qeli. Sipas tij Ergys Agasi me urdhër të Edi Ramës i dërgonte kriminelë në qeli për t’i shpuar shishet e ujit.

”U dërgoj një përshëndetje të përzemërt, të burgosurve politikë në qelitë e komisariateve dhe ti uroj nga zemra ditëlindjen, ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta, i burgosur kryesor politik në Shqipëri që po bën një betejë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut kundër narkoshtetit.

Dënon me neverinë më të madhe, aktet e turpshme të intimidimit që ata i bëjnë, duke dërguar kriminelë për t’i shpuar shishet e ujit. Dhe akte të tilla që tregojnë fytyrën e poshtë të Edi Ramës. Që të gjitha janë me urdhër të Edi Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur një nga eksponentët kryesorë socialistë, me kërkesën e Tedi Blushit, deputetit, merret me këtë problem, rezultonte se operacionin e kryente Ergys Agasi me urdhër të Edi Ramës. Shikoni ku shkon Edi Rama. Shiko çfarë shpirt, se s’po i vë epitete, se meriton çdo epitet ka ky njeri. Çon kriminelë për të shpuar shishet e ujit, që ta lejë pa ujë. Mund të shkojë gjer këtu njeriu? As sigurimi i shtetit nuk i bënte këto”,-tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?