Berisha: Ibrahim Rugova, ka një fole në zemrën e shqiptarëve

 

Me rastin e përvjetorit të lindjes të Ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, me një status në facebook, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha. Rugova ka lindur në vitin 02.12.1944.

Mes fjalëve, në statusin e tij, Berisha ka theksuar se: Shqiptaret kudo në botë i janë dhe mbeten pafundësisht mirënjohës atij, për gjithçka bëri për lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar. Edi Rama bllokoi vendosjen e shtatores së tij në Tiranë, por Ibrahim Rugova ka një fole në zemrën, në lirinë e mbarë shqiptarëve.

 

Statusi i plotë!

Sot ditëlindja e Presidentit Rugova!

Te dashur miq, sot është 71 vjetori i lindjes se Presidentit te ndjere Ibrahim Rugova, intelektualit, burrështetasit e politikanit gjeni e vizionar, arkitektit dhe misionarit te Kosovës së lirë, të pavarur dhe Europiane. Shqiptaret kudo në botë i janë dhe mbeten pafundësisht mirënjohës atij për gjithçka beri për lirinë dhe dinjitetin tone kombëtar.

Edi Rama bllokoi vendosjen e shtatores se tij ne Tirane, por Ibrahim Rugova ka një fole në zemrën, në lirinë e mbare shqiptarëve.

 

SHKARKO APP