Berisha: Infrastruktura moderne është prioriteti i PD, Rama na i mbylli dyert për në BE

Sali Berisha i pranishëm në tryezën për infrastrukturën, tha se ky sektor do të jetë prioriteti i qeverisjes së demokratëve. Kreu i PD akuzoi Edi Ramën duke thënë se kryeministri se i ka mbyllur dyert Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, pro integrimi i vendit në Unionin Europian do të mbetet ylli polar i PD-së. ”Ne do përcaktojmë përparësitë tonë, ndërhyrjet me urgjencë, sigurisht do mbajnë përgjegjësi të plotë ata që krijuan këtë katastrofë infrastrukturore në Shqipëri, me në krye Edi Ramën. Por qytetarët duan përgjigje. Duke përcaktuar përparësitë tona, ne gjithashtu duhet t’i japim një peshë të rëndësishme, të madhe transportit hekurudhor me Kosovën”,-tha Berisha.

Pjesë nga fjala

Hekurudha Durrës-Prishtinë si ide ishte ide e Austro-Hungarisë, por si përpjekje është një përpjekje e jona. Tani shoh që ky ka filluar ta lakojë. E di si e lakon ky? Njëlloj si abetaren. E inauguruan në Prizren botimin e abetares së parë të përbashkët me autor dhe me të gjitha të tjerat. Tani zotohet se do të inaugurojmë botimin e abetares së parë. Edhe njëherë, nuk ka pasur Shqipëria një njeri më të rrënuar nga pikëpamja e koncepteve se sa ç’është ky. Sigurisht që projektet ekzistuese kërkojnë ndërhyrje të forta sepse këto ishin projekte që ne i lamë në vazhdim që të gjitha. U ngrit njëherë në parlament dhe më thotë se ja, po merremi me rrugët tua, po lëri ato, i thashë, në qoftë se i quan se nuk kanë vlerë, mos i ndërto.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ndërtoi për të vjedhur se ato janë të domosdoshme. Pra, është jetike që të përgatisim, të zhvillojmë rrjetin rrugor më të mirë që ka pasur Shqipëria ndonjëherë. Por krahas rrjetit rrugor, rrjeti hekurudhor duhet të njohë zhvillimin e vet dhe shumë të rëndësishëm. Ne pavarësisht se ky i mbylli sot dyert e Europës, por ne rrugë tjetër përveçse drejt Europës, nuk kemi. Dhe objektivi ynë absolut, ylli ynë polar është integrimi në BE. Hekurudha jonë duhet të jetë një hekurudhë, një faktor i rëndësishëm integrimi me hekurudhën evropiane dhe BE-në.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë kuadër, ekzistojnë studimet, por edhe të tjera po të jetë e nevojshme për shtrirjen dhe mirëfunksionimin e saj. Pra, detyrat janë të rëndësishme. Ne zotohemi t’i përmbushim ato. Dhe t’i përmbushim në mënyrë absolute kurrë ndonjëherë me çmime të tilla stratosferike të paimagjinueshme, me çmime evropiane. Greqia po ndërton hekurudhën Janinë-Kakavijë 4 milionë euro kilometri. Por kostoja e ndërtimit në Greqi për një seri rrethanash është më e lartë se në Shqipëri se rrogat dhe pagesat i kanë më të mëdha. Dhe 4 milionë. Këtu 20 milionë. Ndaj dhe për ne, infrastruktura moderne mbetet kushti themelor i zhvillimit të këtij vendi dhe ne i qëndrojmë plotësisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?