Berisha: Ja kush e vrau Fadil Hoxhën
Ne nje postim ne rrjetet sociale ish-kryeministri Sali Berisha tregon me emra se kush jane pergjegjesit qe dhunuan Fadil Hoxhen duke i mare jeten dhe per te fshehur krimin e akuzuan per vjedhje.
Ne postimin e tij Berisha shkruan ” Nje krim i shemtuar shteteror; Fadilit i moren jeten me tortura kriminelet me uniforme te Saje qorrit!
Te dashur miq, çunat e krimit vetem police nuk jane. Ata, Viktor Xaro, Arben Trimi, Fatjon Zela, si kriminele te vertet vrane me tortura Fadil Hoxhen ne Divjake. Pas kesaj, per te fsheur krimin e shemtuar poshteruan te vdekurin duke thene se e arrestuan sepse nje pronar e kishte paditur ate per vjedhje te ullinjeve.
Pronari i ullinjve deklaron se kurre nuk e ka paditur Fadilin apo njeri tjeter dhe se asnjeri nuk i ka vjedhur ullinjte. Familjaret e Fadilit tregojne se torturen dhe ndalimin e tij, kriminelet me uniforme te Saje qorrit e bene me porosi te nenkryetarit te bashkise Divjake.
Duke shprehur ngushellime dhe nje here familjes se te ndjerit dhe denuar kete krim te shemtuar shteteror, i bej thirrje prokurorise te vendosi para ligjit me rreptesine me te madhe autoret dhe porositesit e ketij akti çnjerezor!” perfundon Berisha.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.122461101248139.23340.121577844669798/655465481281029/?type=3&theater

