Berisha: Jemi përballë dy rrugëve

Sali Berisha në mbledhjen urgjente të Kryesisë së Partisë Demokratike të mbajtur këtë mbrëmje pas dënimit me një vit burg të deputetit Ervin Salianji, tha se PD është përballë dy rrugëve.

”Momenti i terrorit kundër opozitës e vë opozitën para dy alternativave: ose të dalë në klandestinitet, çka ne nuk e përfillim kurrë këtë, ose të dalë ballë për ballë. Të mbrojë opozitarizmin, të mbrojë Kushtetutën, të mbrojë sovranitetin e vendit. Një vend ku shtypet opozita, nuk ka sovranitet të brendshëm.

Ku shtypet një opozitë, e cila bën të gjitha përpjekjet për funksionimin e Kushtetutës, për funksionimin e ligjeve, për funksionimin e rregullores së parlamentit. Por këto të gjitha shpërblehen me arrestime. Shpërblehen me burgosje, shpërblehen me dënime, që të gjitha antiligjore, që të gjitha antikushtetuese, që të gjitha hakmarrje primitive”, u shpreh Berisha

SHKARKO APP