Berisha ka një koment për grupin e ri nga Rudina Hajdari

Opozita e re në Kuvend ka krijuar këtë të enjte dy grupe parlamentare. Për veprimin e Rudina Hajdarit, e cila është kryetare e grupit demokrat, ka një koment edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Nuk ekziston asnjë grup parlamentar i PD në parlament. Ekziston një statut që nxjerr jashtë partie ata që nuk zbatojnë një vendim madhor partisë. Ti që bën një veprim të tillë dhe e ke votuar këtë nen në statut, t’i ke bërë një zgjedhje. Ndaj do marrësh dhe pasojat”.

Po ashtu Berisha ka folur dhe për mënyrën se si përballon gazin në protesta. ”Në betejë do ndash fatin me bashkëluftëtarin. Do luftojmë aty bashkë, si t’ju them unë rrini ju në gaz se unë nuk e duroj dot, do ta duroj njësoj si ata. Do ta duroj dhe do fitojmë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?