Berisha: Kam veç një pronë, vila në Gjirin e Lalzit e…

Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë intervistës për ”Euronews Albania” ka treguar edhe për pasuritë. “Përveçse 125 metra katrore apartament, Sali Berisha nuk ka asnjë metër katrorë kund mbi tokë. Cilido që ta gjejë e ka të falur dhe të marrur një mijë herë. Po të kisha dashur unë, se absolutisht se dhe unë nuk është se nuk dua vila, do kisha ndërtuar vilën më të bukur. Por, ajo kërkonte që unë të merrja kredi, dhe kredia nuk shkonte me kodin etik”.

Vila te Gjiri i Lalzit?

Dhëndri im vjen nga një familje që ka qenë pronarë i tretë i tokave në Tiranë. Nga nëna, kanë qenë pronarë të tretë dhe absolutisht nuk ka marrë as 1/10 e atyre. Toka ka pasur dhe në Shkodër dhe nuk ka marrë asnjë metër katrorë. Ajo vilë gjysma është e dhëndrit dhe gjysma është e kunatit. Kunati është biznesmen gjithë jetën dhe e kanë ndërtuar së bashku.

Berisha duke folur për marrëdhëniet e tij me Presidentin Ilir Meta, u shpreh se sot “ai është President i vendit dhe kjo është e gjitha që më lidh mua”, dhe nga ana tjetër shtoi se “është i vetmi institucion legjitim në Shqipëri”.

Pyetjes së gazetares, Ilva Tare nëse paraqitet e qetë situata në PD, Berisha iu përgjigj duke e riformuluar fjalinë, me një mesazh të qartë për Bashën. ”Mitingun e 2 marsit, uroj dhe shpresoj që ta lexojë mirë opozita. Ai tregoi një revoltë të madhe ndaj narkoshtetit dhe Edi Ramës. Pra, qytetarët e thjeshtë janë të gatshëm t’i përvishen. Uroj që opozita këtë mesazh mbarë popullor që dëshmuan gjysmë milionë shqiptarë në atë protestë, ta lexojë dhe t’i përgjigjet me një frymë, me veprime të ardhshme”.

SHKARKO APP