Berisha kërkon bashkim e PD; Ja kush mungon në parlament

Ish-kryeministri Sali Berisha tha mbrëmjen e së mërkurës në ABC News se ai nuk përfshihet në luftën e brendshme në partinë që ka drejtuar për më shumë se 20 vite. Berisha ishte i ftuar në emisionin “Byro Politike” të gazetares Juli Xhokaxhi dhe përballë ish-kryeministrit ishin edhe analistët Baton Haxhiu dhe Lorenc Vangjeli.

Lorenc Vangjeli: Si e konsideroni ju shndërrimin e partisë tuaj?

Sali Berisha: PD pësoi një humbje në qershor të vitit 2013, një humbje të thellë dhe për të cilën unë mora të gjitha përgjegjësitë. PD nuk u ngrit në shkallën e duhur gjatë mandatit të Edi Ramës. Dhe në këtë aspekt unë kam shprehur vlerësimet e mija shumë të hapura për të. Kështu që në këtë kontekst PD ka të gjithë detyrën dhe potencialin që të ngrihet në lartësinë e pritshmërive të elektoratit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lorenc Vangjeli: Si e ndjeni veten në karrigen tuaj në parlament kur ktheni kokën dhe nuk njihni shumicën?

Swiss Digital Mobile Reklama

Sali Berisha: Unë i njoh ata të gjithë.

Lorenc Vangjeli: Ju mungon, Genc Ruli, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, për mos të thënë atë që morri perëndia, Sokol Olldashi. Pra ata që ju kanë shoqëruar ju në gjithë rrugëtimin tuaj?

Sali Berisha: Unë kam shprehur në mënyrë të përsëritur opinionin tim për listat e këtij viti. Ja kam shprehur direkt kryetarit, i kam shprehur publikisht. Kam theksuar që për mua ata janë bashkëpunëtor të çmuar, kam theksuar që ata duhet të ishin në parlament dhe nuk heq dorë nga kjo. Ka një proces në PD që unë besoj që do të përfundojë me një proces të ri të bashkimit të kontributeve të gjithë demokratëve. Unë këtë e konsideroj jetike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?