Berisha kërkon të “thyejë” arrestin, rikthehet në Gjykatën e Lartë

Sali Berisha është në betejë për liri dhe vëmendja është zhvendosur sërish në Gjykatën e Lartë. Kjo gjykatë ka regjistruar rekursin e bërë nga ish-kryeministri nën hetim nga SPAK për “korrupsion” kundër masës “arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Posaçme dhe konfirmuar nga Apeli.

Lideri demokrat qëndron në këtë masë prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, kur gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të ashpërsojë në izolim shtëpiak, masat e mëhershme “detyrim për paraqitje” e “ndalim të daljes jashtë shtetit”.

Kërkesa e radhës gjyqësore e Berishës për të dalë nga brendia e banesës në rrugën “Mustafa Matohiti” është regjistruar në Gjykatën e Lartë më 20 mars. Si relator i saj është zgjedhur gjyqtari Sokol Binaj, ndërkohë që ende nuk është caktuar një datë për zhvillimin e seancës së parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo kërkesë është përpjekja e dytë e ish-kryeministrit në Gjykatën e Lartë për të rrëzuar masat e sigurisë të dhëna ndaj tij për llogari të hetimit të dosjes “Partizani”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?