Berisha: Kompania e sterilizimit është e Ramës. Beqaj hyn dhe del në SPAK si në selinë e PS

Sali Berisha mbrëmjen e kësaj të shtune nga dritarja e banesës së tij, ka reaguar në lidhje me hetimet e kryera për koncensionin e sterilizimit. Sali Berisha tha sterilizimi është vjedhja e shekullit, ndërsa për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, të cilit pritet t’i komunikohen akuzat të hënën, tha se hyn e del në SPAK si në selinë e Partisë Socialiste.

”Sterilizimi kushtonte gjer në vitin 2013, 800 mijë euro. Blemë një aparaturë ultramoderne, ndërtuam spitalin, e instaluam për të pasur sterilizim të cilësisë më të lartë. Çfarë ndodhi? Ia dhanë mikut të Edi Ramës, muratorit, i cili me diplomë mjeku kishte një skuadër ndërtimi me dy punëtorë në Itali.

Tani miq, ju e keni ndjekur gjyqin. Nuk ka krim më të shëmtuar. Sterilizatorët janë vjedhja e dytë të shekullit. Sepse me këtë procedurë, Ilir Beqaj me urdhër të Edi Ramës rriti me 83 herë çmimin e sterilizimit.

Sepse me këtë procedurë, Ilir Beqaj i dha kompanisë së Edi Ramës dhe vetes, aparaturën e blerë gratis dhe katin e spitalit, energjinë elektrike falas, ujin falas. Dhe më e keqja, më e zeza, çdo muaj përjashtoheshin nga operacionet 1 mijë shqiptarë, sepse spitalet nuk blinin dot kompletet kirurgjikale.

Çdo muaj 1 mijë, në një vit 12 mijë, në 5 vite, 60 mijë. Po sa prej tyre kanë vdekur se nuk arritën të operoheshin. Miq, Beqja hyn dhe del në SPAK si në selinë e PS. E dini se ç’po ndodh? Beqen, i cili ka firmosur kontratën e sterilizimit, Beqën i cili ka firmosur hapjen e tenderit për sterilizimit, Beqën i cili ka firmosur pikët për kompaninë e muratorit të Edi Ramës, Beqën i cili ka firmosur dhënien e ujit dhe energjisë falas kompanisë së tyre, Beqën që ka firmosur dhënien e aparaturës falas dhe katit dhe lokaleve kudo në Shqipëri, Beqa do të shkojë pas insistimit të gjykatës, jo me akuzë për korrupsion, por thjesht për shpërdorim detyre”.

SHKARKO APP