Berisha: Kryebashkiaku i Tiranës mos të luajë me nervat e qytetarëve
Aktualitet E Premte, 3 Maj 2024 21:40
Këtë mbrëmje nga dritarja e banesës ku rri në izolim prej 30 dhjetorit, Sali Berisha pati një mesazh për Erion Veliajn.
Berisha theksoi se kryebashkiaku i Tiranës do të varet në shtyllën e turpit të sheshit Skënderbej.
“Jep dorëheqjen, mos luaj me nervat e qytetarëve se në shtyllën e turpit të sheshit ‘Skënderbej’ do të varesh. Dhe me germa të zeza do shkruhet emri yt si hajduti më i madh që ka njohur bashkia në tërë historinë e saj”.