Berisha: Kursimet tona i administron Argita
Sali Berisha në një konferencë online me gazetarët, ka theksuar se kursimet e tij dhe të bashkëshortes i administron vajza, Argita.
“Së pari, po i ndajmë pak. Shpenzimet për kujdesin shëndetësor. Sali Berisha ka kursimet e veta, të deklaruara qindarkë për qindarkë në ILDKPI. Nuk është marrë kurrë me administrimin e tyre, edhe të miat edhe të Lilit, i administron vajza jonë, Argita Malltezi.
Lidhur me shërbimet shëndetësore. Po ju rrëfej një sekret. Në të gjitha rastet në mënyrë absolute ajo ka marrë një porosi nga unë; këto shpenzime do t’i marrësh nga kursimet e mi. Ajo nuk e ka zbatuar këtë porosi. Ajo ka gjykuar se këto shpenzime t’i përballojë me kursimet e saj. Dhe unë i jam shumë mirënjohës për këtë, asaj, Abit dhe cilido që ka kontribuar. Ne jemi një familje me solidaritet të madh familjar, si çdo familje shqiptare. Unë nuk mund të them se do ta shtyja më tutje këtë problem, me fëmijët e mi.
Për sa i përket pagesave për avoketërit. Ato janë pagesa të cilat janë bërë ashtu siç thua t’i, po duhet të kuptoni një gjë: janë të gjitha hua të 4 personave që janë në procesin e shpalljes ‘non grata’ nga lotimi korruptiv i Edi Ramës, Xhorxh Soros, McGonigal dhe jo vetëm, pranë sekretarit të Shtetit, Blinken”.