Berisha: Lazarati, kronikë e një ngjarje të paralajmeruar

Kronikë e një ngjarje të paralajmëruar, e ka vlerësuar atë çka ndodhi së fundmi në Lazarat, ish-kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha. Ja disa nga pjesët e komentit të tij i fundit në Facebook rreth ngjarjes së rëndë:

“Lazarati ishte kronikë e një ngjarje të paralajmëruar.

Dyshohet se policia, si herën e parë, u hapi shteg të lirë banditëve që këtë radhë vranë oficerin Ibrahim Basha dhe terrorizojnë Lazaratin!

… Sot Policia ndodhet kudo në Lazarat dhe banorët mbështesin plotësisht operacionin e saj, por janë të dëshpëruar sepse mosveprimi i Policisë pas vrasjes së oficerit Basha dhe vendosja e vonuar e rrethimit të fshatit ka bërë shumë prej tyre të mendojne se njëlloj si herën e parë, pas botimit të listës së grupit të zjarrit, Policia u hapi shteg kriminelëve të vërtetë dhe u mor me njerëz, shumica e të cilëve nuk kishin asnjë lidhje me ndonjë vepër penale…”, shkruan Berisha.

SHKARKO APP