Berisha lëviz sërish drejtuesit politikë të qarqeve, lista nga Topalli tek Bardhi
Pushimet verore po shkojnë drejt fundit, dhe Partia Demokratike mbyll këto ditë drejtuesit politikë që do të udhëheqin 12 qarqet për zgjedhjet parlamentare të 2025. Në Tiranë pritet që drejtues politikë të jenë: Belind Këlliçi, Jozefina Topalli, Tomorr Alizoti, po ashtu edhe Edi Paloka e disa figura të tjera të rëndësishme do të punojnë në Tiranë.
Qarqet e tjera janë mbyllur prej javësh. katër nënkryetarët e PD-së do të drejtojnë disa prej qarqeve më të rëndësishm; Oerd Bylykbashi do të drejtojë Durrësin, Luciano Boci Shkodren, Gazment Bardhi Fierin dhe Agron Gjekmarkaj Lezhën. Në Kukës drejtues politik do të jetë Flamur Hoxha, në Dibër Xhelal Mziu, në Elbasan Ervin Salianji, në Gjirokastër Tritan Shehu, në Vlorë Bujar Leskaj. Berisha ka zgjedhur ti besojë Korcën Ivi Kasos dhe Beratin Eno Bozdos.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka nuk do të mbajë zonë politike, për shkak të izolimit të Berishës dhe do të koordinojë fushatën në të gjithë vendin. Ky pritet të jetë ekipi me të cilin Sali Berisha dhe PD do të përballet me PS në zgjedhjet e 2025. Dhe meqënëse Kodi Zgjedhor ka hyrë në fuqi, të gjitha këto figura janë të sigurtë që do të jenë deputetë, pasi do të jenë tek pjesa e mbyllur e listës.
Lista e drejtuesëve
1. Shkodër-Luçiano Boçi
2. Lezhë-Agron Gjekmarkaj
3. Dibër-Xhelal Mziu
4. Kukës-Flamur Hoxha
5. Durrës-Oerd Bylykbashi
6. Elbasan-Ervin Salianji
7. Fier-Gazment Bardhi
8. Korçë-Ivi Kaso
9. Berat-Eno Bozdo
10. Vlorë-Bujar Leskaj
11. Gjirokastër-Tritan Shehu