Berisha: Lista e mbyllur e PS përbëhet nga figura që i kanë dosjet në SPAK

Sali Berisha thotë se Edi Rama ka përfshirë në listat e PS kandidatë të cilët kanë probleme me drejtësinë. Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, Berisha tha se lista e mbyllur e PS përbëhet nga figura që i kanë dosjet në SPAK më të rënda se pesha e trupit.

”Ç’është ajo lista tjetër? Në listën e mbyllur janë futur persona që i kanë dosjet më të rënda se pesha e trupit në SPAK. Shih atë të Covid-it sa i ka dosjet, sa të Erion Veliajt. Erionin e lëshoi se bëri gabimin fatal se u paraqit si zëvendës i tij, kjo është arsyeja.

E dinte se në 12 maj i zinte vendin ai, ishte i papërmbajtur në karrierë. I futi edhe ato çimkat me Ulziun, ia nxorën regjistrimet ku i thotë Ajolës shko dhe thuaji Ramës se Belinda i ka paguar Olsit 2 mln euro në Greqi. Ajo shkon dhe ia thotë, por ajo s’e di që çdo operacion aty drejtohet nga Rama”,tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?