Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 22:43 Juventus fiton me dy super gola ndaj Napolit, por nuk shkëlqen në lojë Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme në përballjen ndaj Napolit, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Gjenerata Z
  • Aksident në trotuar
  • Aksidenti në Librazhd
  • Studentët në Serbi
  • Pasqyrë Albania
  • Vlerë Gjakova
  • Euro e dobët
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Gjenerata Z
  • Aksident në trotuar
  • Aksidenti në Librazhd
  • Studentët në Serbi
  • Pasqyrë Albania
  • Vlerë Gjakova
  • Euro e dobët
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Po ndërtojmë një rrugë alternative, ura do të shembet

Bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Po ndërtojmë një rrugë alternative, ura do të shembet

Aktualitet
E martë, 24 Shkurt 2026 18:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zv. ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kreu i ARRSH Ami Kozeli, kreu i AKMC si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve për mbarëvajtjen e rrugëve po mbajnë një konferencë për mediat lidhur me dëmtimin dhe bllokimin e aksit Librazhd-Pogradec dhe bypassit të ri. Kozeli tha se është marrë vendim për të ndërtuar një rrugë alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin, derisa të stabilizohet situata me rrëshqitjet.

”Nga analiza e kryer rezulton se shkaku kryesor i kësaj situate mbetet ndikimi i reshjeve intensive dhe të shtrira në kohë të gjatë, erozioni lumor, si dhe saturimi masiv i tokës, gjë që ka çuar në një rrëshqitje masive aktive dhe pamundësi për ndërhyrje të menjëhershme derisa të merren rezultatet e raportit gjeologjik. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Teknik të përbashkët midis ARRSH dhe Hekurudhës Shqiptare, me pjesëmarrje edhe të stafit akademik nga Fakulteti i Gjeologjisë së Ndërtimit, gjeologëve, projektuesve dhe mbikqyrësëve të ngarkuar, u morën këto vendime: Ndërtimi i një rruge alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin për të mundësuar kalimin e trafikut deri në stabilizimin e plotë të rrëshqitjes”, tha ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ardian Bylyku nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, tha se arsyeja kryesore e shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec është sasia e reshjeve të shumta të shiut, që për këtë vit sipas tij ka qenë trefish më e lartë si sasi e reshjeve të rëna përgjatë 2 viteve të fundit. Bylyku shtoi se Shërbimi Gjeologjik do të kryejë të gjithë ekspertimin dhe analizat e nevojshme për t’i sugjeruar më pas autoriteteve zgjidhjet e duhura.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Sasia e reshjeve ka qenë trefishi në krahasim me dy vitet e mëparshme. Situatë që njihet me fenomenin e mbingopjes së strukturave dhe ka dhënë maksimumin e mbingarkesës, duke rezultuar si faktori kryesor për cedimin e gjithë strukturës. Shërbimi gjeologjik është duke vazhduar me pjesën e studimeve të thelluara, të lidhura këto me interpretimet e rezultateve të rreth 500 metrave linearë shpime që do të vendosen nga ekspertët, si dhe serinë e analizave. Falë kësaj pune, matja e rezultateve do të bëhet nga ana jonë, dhe interpretimi i të gjithë rekomandimeve që shërbimi gjeologjik do të bëjë për këtë situatë”,-tha Bylyku.

Mund t'ju interesojë

Përplasen disa automjete në Lushnjë, një makinë përmbyset, tre të plagosur

Përplasen disa automjete në Lushnjë, një makinë përmbyset, tre të plagosur

Para 6 orësh
Bukën me miell biskotash nga Serbia, ekspertët: Produkt me cilësi të dobët dhe ngjyrues përbërësve

Bukën me miell biskotash nga Serbia, ekspertët: Produkt me cilësi të dobët dhe ngjyrues...

Para 7 orësh
Anglezi Sir John of Newport dhe Skënderbeu

Anglezi Sir John of Newport dhe Skënderbeu

Para 8 orësh

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho flet rreth situatës së rrëshqitjeve të dherave në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd. Ai tha ndër të tjera se shifrat ngarkuan situatën. ”Në kilometrin 103 në Dragostinjë, si pasojë e reshjeve të shiut dhe rritja e lumit Shkumbin kemi pasur problematika të shtuara në këtë kilometër. Masivi i asaj zone është aktivizuar 30 vjet më parë. Ky masiv, i ngarkuar me shirat e këtyre katër muajve, bëri të mundur planin rrëshqitës. Strukturat janë në terren, konsulentët tanë janë prezentë për të zgjidhur problematikën, ne do të marrim hapat tona. Do të marrim masa për mënjanimin e ujërave në atë shpat, shpresojmë që shirat mos jenë prezentë në kohën që operojnë”, tha ai.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako thotë se institucioni që ai drejton është në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo situate që mund të krijohet pas shembjes së rrugës Librazhd-Prrenjas. ”Një nga misionet kryesore të mbrojtjes civile është jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Jemi angazhuar dhe jemi në gatishmëri të plotë për të gjitha nevojat që do të ketë ky komunitet rreth këtij segmenti. Dua të theksoj se në dokumentin e vlerësimit të rriskut të përcaktuar me akt normativ, një nga fenomenet natyrore është edhe rrëshqitja, bllokimi i rrugëve apo rënia e orteqeve dhe në këtë rast jemi në rastin e një emergjeve të rrëshqitjes së masiveve, e cila do të dojë koordinimin e të gjitha institucioneve. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri të plotë për të mbështetur Autoritetin Rrugor dhe të gjitha institucionet e tjera deri në hapjen e plotë të këtij segmenti”, tha mes të tjerash Çako.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Dhimitraq Ziu, thotë se në pikat kufitare po lajmërojmë shoferët, pas shembjes së rrugës Librazhd-Prrenjas. ”Hartuam një plan masash të detajuara për të marrë masa të posaçme për sigurinë rrugore në të gjitha akset, ku do të përfshihen të gjitha mjetet, përveç vendit ku kishte ndodhur dëmtimi. Drejtoria e Policisë së Migracionit dhe Kufirit orienton në pikat e kalimit kufitar për të gjithë situatën dhe drejtimin e lëvizjes në akset e ndryshme. Detyrat e posaçme janë ndalimi i lëvizjeve drejt vendit ku është dëmtuar aksi rrugor, orientimi sipas udhëzimeve të ARRSH dhe respektimi i Kodit Rrugor”,– tha Ziu.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja tregon masat e marra pas bllokimit të aksit Librazhd-Prrenjas. ”Për të shmangur pengesat në procedurat doganore, janë orientuar alternativa të reja lëvizjeje përmes pikave kufitare: Bllatë (Dibër) për mallrat që hyjnë nga Republika e Maqedonisë së Veriut apo përmes saj; Kakavijë për mallrat që hyjnë nga Greqia apo përmes saj. Janë ndërmarrë masa për përforcimin e kapaciteteve logjistike dhe shtimin e personelit në degët kufitare Bllatë dhe Kakavijë, me qëllim përballimin e fluksit të shtuar dhe përshpejtimin e procedurave, deri në normalizimin e situatës rrugore”, tha Beja.

Në konnferencën për shtyp, ai shtoi se pala maqedonase do të mundësojë në pikën e Bllatës kalimin e kamionëve dhe trajlerave të ngarkuar nga ora 12:00-22:00; kalimin 24 orë të mjeteve pa ngarkesë dhe kalimin e produkteve agro që kërkojnë certifikim. “Sa i përket mallrave që kanë hyrë tashmë në territorin doganor shqiptar përmes Qafë-Thanës dhe ndodhen në aksin e bllokuar apo në ambientet doganore, zgjidhja teknike e ofruar është përdorimi i regjimit të Transitit të Jashtëm (T1), sipas Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë. Ky regjim lejon tranzitimin e mallrave nga një pikë doganore në një tjetër, përmes një territori jashtë territorit doganor shqiptar. Konkretisht, operatorët duhet të depozitojnë deklaratën doganore T1 në degën doganore Qafë-Thanë, me destinacion Bllatën (Dibër), si dhe të hartojnë një dokument transporti (CMR) për itinerarin e ri”, theksoi ai.

Etiketat e lidhura

Librazhd-Pogradec
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Juventus fiton me dy super gola ndaj Napolit, por nuk shkëlqen në lojë
Para 4 orësh

Juventus fiton me dy super gola ndaj Napolit, por nuk shkëlqen në lojë

Përplasen disa automjete në Lushnjë, një makinë përmbyset, tre të plagosur
Para 6 orësh

Përplasen disa automjete në Lushnjë, një makinë përmbyset, tre të plagosur

Gen Z po shkund Europën, përplasje me policinë në Francë…
Para 6 orësh

Gen Z po shkund Europën, përplasje me policinë në Francë…

Pse zgjedhjet afatmesme amerikane janë vendimtare për të ardhmen e vendit?
Para 7 orësh

Pse zgjedhjet afatmesme amerikane janë vendimtare për të ardhmen e vendit?

Më të lexuarat

1 Kryeministri emëron këshilltare për median gazetaren e njohur nga Maqedonia e Veriut, Vlerë Gjakova
Para 8 orësh

Kryeministri emëron këshilltare për median gazetaren e njohur nga Maqedonia e Veriut, Vlerë Gjakova

2 Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nuk bëhem”
Para 15 orësh

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nu...

3 21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5
30 Tetor 2026, 23:50

21 banorët e Big Brother Kosova Vip 5

4 Pse zgjedhjet afatmesme amerikane janë vendimtare për të ardhmen e vendit?
Para 7 orësh

Pse zgjedhjet afatmesme amerikane janë vendimtare për të ardhmen e vendit?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.