Berisha: Mafiozi Alket Hyseni akuzohet se po vjedh tokën e patriotit, Alush Taka, ish-komandanti i emëruar nga Ismail Qemali
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në një denoncim të mbërritur në adresën e tij elektronike të pronares së ligjshme, qytetares pasardhëse e atdhetarit të shquar Alush Takos, që, sipas Berishës, po i grabitin pronën mafiozët e narkoshtetit të kryesuar nga deputeti socialist Alket Hyseni.
Në këtë aferë, Berisha thotë se janë të implikuar “në grabitje” zëvendësministri Dhimo Kote dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, me të birin.
Denoncimi i plotë i Berishës
Mafiozi Alket Hyseni akuzohet se vjedh token e patriotit te shquar, luftetarit te paepur Alush Taka,
ish komandantit te garnizonit te Vlores te emeruar nga Ismail Qemali.
Te implikuar ne grabitje zevendes ministri Dhimo Kote dhe Don Gramoz Ruçi, me te birin.
Pronaret e ligjshem akuzojne mafiozin Alket Hyseni se ka hedhur poshte per te pervetsuar tokat e Alush Takes njeri prej patriote e me te shquar te Çamerise dhe mbare Jugut te Shqiperise dokumentat e pronesise te vitit 1926, vendimin e kthimit te prones nga qeveria soialiste te vitit 1999, vendimin e gjykates dhe te drejtorise se pyjeve dhe kullotave per pronen e tyre.
Ne kete vjedhje dhe pervetesim klamoroz jane te implikuar perveç Alket Hysenit edhe kreu i narkoparlamentit Gramoz Ruçi, i biri, zevendes ministri Dhimo Kote dhe narkokryetari monist i Bashkise se Konispolit etj.
Lexoni denoncimin e pronares se ligjshme, qytetares pasardhese e atdhetarit te shquar Alush Takos qe po i grabitin pronen mafiozet e narkoshtetit! sb
I nderuar Z.Sali Berisha
Së pari më lejoni t’ju kërkoj ndjesë për shqetësimin e krijuar nëpërmjet këtij komunikimi, por ndjehem e kushtëzuar duke e parë si mënyrën e vetme për të trajtuar shqetësimin me të cilin përballem tani e 20 vjet, ndaj do përpiqem të jem sa më konçize për të mos ju marrë shumë kohë.
Unë, Fatmira Kosta, mbesa e patriotit dhe atdhetarit Alush Taka, ndodhem sot përpara një absurdi shtetëror ku më duhet të mbroj figurën e gjyshit tim, përballë disa eksponentëve të këtij shteti për të cilin ai dha gjithçka, që nga pasuria deri edhe jetën, të cilët nuk e kanë për gjë ta etiketojnë atë rëndomtë si fallsifikator apo hajdut.
Situata në të cilën gjëndemi është rrjedhojë e veprimeve të ndërmara nga Task Forca pranë Kryeministrisë, kryesuar nga Z. Alket Hyseni dhe Z.Gëzim Selmani, për verifikimet e titujve të pasurive pranë Z.R.P.P Sarandë.
Ne, trashëgimtarët e ligjshëm të ish pronarit (patriotit) ALUSH TAKA nga Konispoli, na është kthyer prona e emërtuar Kullota “BUAR”, me Vendimin nr 18 dt 09.07.1999 të KKP, regjistruar në Z.R.P.P Sarandë.
Në vitin 2015 Taks Forca e K/Ministrise, kryesuar nga zoti Alket Hyseni dhe Gëzim Selmani në verifikimin e titujve të pasurive pranë Z.R.P.P Sarandë, bashkë me një listë të tjera pronash, godasin Vendimin nr 18 dt 07.09.1999 “Për fallcitet në dokumentacionin të vitit 1926 të ish pronarit Alush Taka”
Absurdi vazhdon më tutje, ku përvecse guxojnë të deklarojnë jo të vërteta dokumentat e vitit 1926 që vërtetojnë pronësinë mbi tokën të patriotit Alush Taka, i kërkojnë Ing. Kristo Kauri të bëjë pasqyrimin e pronës sipas pretendimeve të Task Forcës, duke mos marrë për bazë dhe hedhur poshtë çdo dokument të mëparshëm pronësor (deklarate kjo e vetë Z. Kristo Kaurit në sallën e gjyqit) duke përftuar në këtë mënyrë një dokument tërësisht jo të saktë, që bie ndesh kryekëput me pjesën e pronës sipas vendimit të gjykatës dhe sipas V.K.K. Pronave Nr.18 dt 09.07.1999 Sarandë duke fallcifikuar në këtë mënyrë EDHE HARTËN EDHE SIPËRFAQEN E PRONËS.
I njëjti person, Ing. Kristo Kauri në vitin 2014, në pozitën e Drejtorit të Drejtorisë Shërbimit Pyjor (DSHP) Sarandë, në përgjigje të shkresës sonë nr prot 47/1 dt 04/02/2014, me anë të së cilës kërkonim pasqyrimin e saktë të kufinjëve të kullotës “Buar” Konispol, më kthen përgjigje të firmosur nga vetë ai, me shkresën 63/1 prot dt 28/09/2015, e cila i përmbahet tërësisht hartës së vendimit të K.K.K.P.
I nderuar Z.Berisha, si trashëgimtarë të ligjshëm të Z. Alush Taka ndihemi tejet të indinjuar nga këto veprime, që përveçse kalvarit 20 vjecar me të cilin po përballemi për të zotëruar atë që ligjërisht na takon, shtojnë peshën morale për të mbajtur të pastër dhe të pacënuar figurën e gjyshit tim.
Një patriot i angazhuar që në fillimet e lëvizjes për panvarësi, krah patriotëve të tjerë të shquar si, Namik Bej Delvina, Musa Demi, Idriz Guri, Fadil Pashë Toptani, Spiro Ballkameni, Mihal Grameno, Xhemal Mete Mazreku etj.
Alush Taka me çetën e tij ka qënë pjesëmarrës aktiv në kryengritjet antiosmane organizuar reth viteve 1910
Pas ngritjes së flamurit dhe shpalljes së pamvarësisë, Alush Taka u vendos në dispozicion të qeverisë së Vlorës të kryesuar nga Ismail Qemali, ku u ngarkua me detyrën e “Komandantit ushtarak të garnizonit të Vlorës”
Gjatë kësaj periudhe AlushTaka u angazhua në mënyrë aktive duke luftuar kundër synimeve të shovinistëve fqinjë për coptimin e Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe ai dallohet për veprimtari patriotike sidomos në atë të bisedimeve për kufijtë Shqiptaro-Grekë bashkë me komisionin e kryesuar nga Mehdi Frashëri.
Në vitin 1920 shquhet për organizimin e çetave pjesëmarrëse në luftën e Vlorës, në të cilën mori pjesë aktive dhe ku u plagos rëndë.
Në vitet 1930-1936 Alush Taka u zgjodh deputet i Parlamentit Shqipëtar për zonën e Konispolit. Me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së pamvarësisë më 1937, qeveria mbretërore e Ahmet Zogut e dekoroi Alush Takën bashkë me shumë patriotë të zonës si Hasan Tahsinin, Rexhep Demin etj. me urdhërin “Për veprimtari Patriotike”.
Në vitet e luftës antifashiste çeta e Konispolit në nder të tij u quajt “ÇETA ALUSH TAKA”
Në vitin 1971 Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, Presidiumi i Kuvendit Popullor me propozimin e Spiro Kolekës dhe një numri veteranësh, dekoroi Alush Elmaz Takën me medaljen “Për veprimtari patriotike” me motivacionin: “Ka luftuar me armë në dorë, me trimëri dhe guxim në luftën e Vlorës më 1920 kundra pushtuesve Italianë”.
Tiranë më 2.3.1971. Dekret nr 4811.
I nderuar z Berisha, përmendjen më sipër shkurtazi të disa fakteve reth aktivitetit patriotik që atdhetari Alush Taka, gjyshi jonë, ka luajtur në historinë e re të Shqipërisë, e bëra për faktin e thjeshtë që një njeri në staturën e tij nuk mund të ketë qënë kurrsesi as fallcifikator dhe as hajdut.
Shkurtpamësia, pangopësia dhe papërgjegjshmëria e disa punonjësve të administratës , të cilët akuzojnë pa pasur as një fakt që të vërtetojnë “fallcitetin” e dokumentit të pronësisë të Z. Alush Taka, na shtyn të mendojmë që e gjitha kjo bëhet për interesa thjesht dhe vetëm personale të përvetësimit të asaj që ligjërisht na takon ne, trashëgimtarëve të ligjshëm të patriotit Alush Taka.
Duke ju falënderuar për punën e palodhur në të mirë të Shqipërisë, do ju lutesha ta merrnit në konsideratë këtë shqetësim tonin, transmetimi i të cilit deri te Ju, vjen ngase nuk po arrimë të gjejmë të vërtetën në asnjë institucion shtetëror.
Në rast se nga ana Juaj, apo institucioneve përgjegjëse, do nevojitet pasja në dorëzim e shkresave që vërtetojnë sa më sipër, jemi të gatshëm që tua vëmë kurdoherë në dispozcion.
Personat qe jane implikuar per vjedhjen e kesaj prone:
Alket Hyseni
Shuaip Beqiri, Kryetar i Bashkise ne Konispol
Dhimo Kote, Zv minister i Bujqesise
Ledian Ruci, i biri i Gramoz Rucit etj
Duke ju falënderuar për punën e palodhur në të mirë të Shqipërisë, do ju lutesha ta merrnit në konsideratë këtë shqetësim tonin, transmetimi i të cilit deri te Ju, vjen ngase nuk po arrimë të gjejmë të vërtetën në asnjë institucion shtetëror.
Në rast se nga ana Juaj, apo institucioneve përgjegjëse, do nevojitet pasja në dorëzim e shkresave që vërtetojnë sa më sipër, jemi të gatshëm që tua vëmë kurdoherë në dispozcion.
Me respekt,
FATMIRA KOSTA (Haxhiymeri)