Berisha: Marrëdhëniet me Metën? Njësoj si më parë
Aktualitet E Enjte, 15 Prill 2021 00:07
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se marrëdhëniet e tij me Ilir Metën janë si më parë.
Duke iu përgjigjur interesit të mediave, pas një fotoje ku Berisha shfaqej duke trokitur gotën me Metën, ai sqaron se marrëdhëniet e tyre janë të pandryshuara.
“Skupet mediatike janë skupe mediatike dhe unë nuk merrem me to. Marrëdhëniet e mia me të janë ato që kanë qenë, s’ka ndryshim”, ka thënë Berisha.