FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Mbështes listat e hapura, nuk përjashtoj zgjedhjen e presidentit nga populli

Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se nuk është kundër zgjedhjes së presidentit nga populli, por mbështet listat e hapura.

”Unë jam për lista të hapura. E them këtu dhe qëndroj plotësisht këtij parimi, e kam shprehur dhe përpara këtë. Unë organizova një tryezë pikërisht me synim bashkimin e opozitës për sistemin zgjedhor. Dhe në këtë kontekst, çdo ndryshim të Kushtetutës, ne do ta mbështesnim”, u shpreh Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, Berisha argumentoi se nuk është kundër zgjedhjes së presidentit nga populli. ”Nuk kam qenë dakord dikur me këtë proces, por sot kur shoh asgjësimin e atij institucioni që është institucion shumë i rëndësishëm, mendoj se ai i duhet vendit dhe kombit si institucion i vërtetë dhe jo ‘fake’ siç është”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?